Ky trajner i njohur pritet të zë vendin e Challandes te Kosova

Trajneri i njohur gjerman, Felix Magath, shihet si favorit për t’u bërë trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës pas largimit të Bernard Challandes.

Sot (e mërkurë) është konfirmuar zyrtarisht se Challandes ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.

Largimi i tij si përzgjedhës i Kosovës vjen pas një marrëveshje konsensuale më Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Pas largimit të Challandes, drejtuesit e FFK-së kanë filluar punën për gjetjen e pasuesit të zviceranit dhe tashmë kanë disa emra në listë.

Trajneri gjerman, Felix Magath, shihet si favorit për të marrë drejtimin e Kosovës.

Burimet e Telegrafit tregojnë se Magath ka marrë tashmë një ofertë nga drejtuesit e FFK-së dhe e ka pranuar atë.

Ndryshe, Magath është emër i njohur i futbollit, pasi në të kaluarën ka drejtuar klube të njohura si Bayern Munich, Hamburg, Werder Bremen, Stuttgart, Wolfsburg dhe Schalke.

68-vjeçari gjithashtu ka pasur suksese të mëdha duke fituar dy herë Bundesligën me Bayernin dhe një herë me Wolfsburgun.