Labinot Tahiri: Më falni, kjo është e tepërt

Infermierja që sulmoi plakën në strehimoren e Pejës, po linçohet publikisht, sikur në këtë vend të mos ketë organe të drejtësisë. Ajo tashmë është arrestuar dhe duhet lënë drejtësinë ta bëjë punën e saj.

Ndaj këtij linçimi, ka reaguar edhe ish-deputeti, këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, i cili ka thënë se kjo është e tepërt.

Postimi i tij i plotë:

Nuk e di ku është qellimi i degradimit të shoqerisë sonë, por mos harroni se, ka në mesin e shoqerisë sonë që dihet se kush bën dhunë nëpêr institucione, nēpër shtëpitë tona në familje, nëpër shkolla abuzime dhe madje edhe shteti e di mirë se kush shet droga e kush bën krime edhe ndoshta nuk i prek ato grupe.

AJO VAJZË DO TA MARR DENIMIN, POR JU KËSHTU JENI DUKE E DEGRADU PARA SHTETIT ARMIK FIGURÊN E VAJZAVE SHQIPTARE.

Ju lus si qytetar i Kosovës asgje me shumë, as si artist a lesh a çka do që të jem! Stopini së publikuari imazhet e kësaj vajze dhe të asaj nane, pershkak se, është rast shumë i ndjeshëm dhe ne në Kosovë nuk jemi shoqeri që nesër me e gjuajt me gurë këtë vajzē apo vajzën e dikujt tjetër.

Po të ishte kjo vajzë nana ime, motra apo vajza ime, pa dyshim se do t’a meritonte denimin e merituar nga Ligjet e Kosovës, mirpo kjo qasje sa për klikime dhe largimin e vëmendjes nga marrëveshjet që do të bëhen tani KOSOVË -SERBI është tepër e ulet.

PASHA BESËN E ZOTIT E TË KOMBIT, në mesin e shoqerisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me i publiku kaq shumë ato raste sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku o njerëz.

Nuk janë të gjitha infermieret të tilla, ka edhe të mira, ama të pa gabuesheme nuk ka.

Pra ajo vajzë e di se çfarë ka bërë dhe tani le tē mirret prokuroria me te, por jo ne.

Ju ndoshta do të më shani me këtë postim dhe as që po ndjehem keq dhe nuk do e shaj askend kësaj radhe sikurse kajherë siq jam a’i Labi, por t’a dini se, ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse është e dëmshme me i’a publiku dikujt fytyren ndersa fytyren time të zezë me e mbulua, shembull e morra.

ALLLLOOOOOOOO, NE NUK JEM NE IRANI!!!

A jeni ngritur o ju analistë nga Shqipëria e Kosova ndonjeherë në këmbë? Ju artistë, sportistë e politikanë e shoqeri me i përkrahur protestat për dhunimet e Serbisë ndaj nanave dhe vajzave e motrave tona?!

A jeni qu në këmbë për të pa gjeturit? Kur jeni ngritur në këmbë, KURRRRRË.

Bollniiii maaaa STOP.

Bollni me publikimin e kesaj vajze. Çka kishim me ba po mos të ishte FACEBOOKU I LESHIT, TIK-TOKI I DEGJENERUAR DHE INSTAGRAMI I LAKMISË? Ku do e kishit postuar këtë pamje nëpër shtyllat elektrike?

Po ashtu, shumë artistë, analistë e shumë kush, le të kujdesen për nanat e prinderit e tyre e mos të me dalin me lot krokodili.

Më vjen keq që ia shkatrruat imazhin KOSOVËS DHE SHQIPTARÊVE…!

Ne jemi e zeza vetës.