Lajçak sot vjen në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot viziton Kosovën. Kështu njoftoi Zyra për Informim e Kryeministrit, e cila bënë të ditur se ai do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ndërkohë, edhe Lajçak sot gjatë ditës ka paralajmëruar se do të takohet me Bislimin.