Lajm i madh: Ratifikohet marrëveshja për ndërtimin e impiantit në Gjilan
Problemeve me ujërat e zeza në Gjilan poi u vie fundi, pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro miratimit marrëveshjes ndërkombëtare, transmeton Mediafokus.info.
Projekti i ndërtimit impiantit të Gjilanit kap vlerën e mbi 26 milionë eurove, raporton Mediafokus.info.
80 deputetë të Kuvendit të Republikës kanë votuar pro pesë marrveshjeve ndërkombëtare, ka njoftuar kryekuvendarja Vjosa Osmani.
Këtë janë marrëveshjet që u votuan sot:
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./Mediafokus.info/

