Lajm i mirë: BB do t`i ndihmojë bizneset në Kosovë me 8.5 milionë euro
Banka Botërore do t’i ndihmojë bizneset në Kosovë me rreth 8.5 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike, pas dëmeve të shkaktuara nga COVID-19.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes një njoftimi ka treguar se këto para do të shpërndahen në formë të granteve brenda dy vitesh.
Zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme, Gentiana Islamaj, sot gjatë një takimi virtual me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore ka diskutuar për ecurinë e projektit “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport”.
Sipas saj, MTI për t’i dalë në ndihmë sektorit privat ka marrë iniciativa për t’i ndihmuar sektorit privat, me fokus shpërndarjen e granteve për biznese të ndryshme dhe bizneset të cilat janë në pronësi të grave.

