Lajm i mirë, kthehet normaliteti në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar ka filluar të kthehet normaliteti në QKUK, pasi situata e mirë epidemiologjike e mundëson këtë, përkatësisht rënia e numrit të rasteve, raporton Mediafokus.info.

Ai ka thënë se tashmë janë marrë përgjegjësi që shërbimet në ambulancat specialistike të rikthejnë ofrimin e shërbimeve.

“Siç e dini në situatën relativisht të qetë. Jemi dakorduar për kthim gradual të shërbimeve për kthimin e operacioneve jo urgjente, sot bashkërisht me drejtorin e pamë për së afërmi dhe kjo afërsinë tregon se serioziteti i punës dhe përkushtimi edhe në ambulancat specialistike po trajtohej me nivelin më të lartë të përgjegjësisë. Ky lajm pa dyshim që  gëzon pacientët”,  tha Zemaj para gazetarëve.

Në konferencë po merr pjesë edhe u.d. e drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi./Mediafokus.info/