Lajm i mirë për ata që nuk kanë regjistrim të veturave, mund të dalin vet me policë sigurimi
Për të dalë në rrugë me automjet në këtë kohë pandemie, mjafton vetëm polica e sigurimit, nëse ju ka skaduar afati i regjistrimit.
MPB-ja me një vendim ka bërë lehtësime për qytetarët në këtë situatë pandemie.
Regjistrimi në këtë kohë pandemie nuk mjund të bëhet për shkak se Qendrat e regjistrimit janë mbyll me një vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Të gjithë ata që paguajnë sigurimin gjatë kesaj kohe, në momentin kur fillojnë punën Qendrat e regjistrimit mund ta përdorin të njëjtën policë sigurimi, pa pasur nevojë të marrin tjetër, ka thënë drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku
Ajo krejt cfarë duhet sot për me dal në trafik është vetëm një polisë e sigurimit sepse edhe deklarata e ish-ministrit të MPB-së që policia me pas mirëkuptim n qytetarëve në këtë kohë pandemie që dalin pa regjistrim mirëpo jo ehe për ata qytetarë që dalin pa sigurim. Pra vetëm një polisë e sigurimit duhet dhe të tjerat proceura do të kryhet pasi të përfundojë kjo situatë”, tha Mazreku sot në T7.
Mazreku tha se kompanitë e sigurimeve respektojnë orarin sa i përket lëvizjes së lirë dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së “Zyret e kompanive të sigurimeve janë përshtatë me këtë orarin e ri pas datës 27 mars, janë duke punuar nga ora 09:00 deri në orën 15:00 cdo herë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”./mediafokus.info

