Lajm i trishtueshëm: Ndërron jetë profesori Artan Bunjaku
Familjen Bunjaku e ka goditur një dhimbje e dyfishtë. Një javë pas nënës, Habibe Bunjaku, sot ka ndërruar jetë edhe Artani, djali i saj dhe i gazetarit Hasan Bunjaku.
Artani ishte shmebull i mësimdhënësit të dijshëm dhe të përkushtuar jo vetëm në lëndën e matematikës, po edhe në lëmenjtë tjerë.
Artani ka shkëlqyer edhe si moderator e redaktor në Radio Megavox dhe Radio-Rinia, ku ka ideuar dhe drejtuar emisione edukative dhe argëtuese pas luftës e këndej. /Mediafokus.info

