Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë?

Tornadot: Raportohen deri në 100 të vdekur nga stuhitë historike në SHBA

Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 20 tornado u raportuan në shtetet qendrore dhe jugore të SHBA-së, ku një prej tyre mund të ketë qenë tornadoja më e gjatë në historinë e SHBA-së.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës duke kërkuar për të mbijetuar pasi tornadoja shkatërroi shumë zona në Arkansas në Kentucky, pjesë e një stuhie të madhe që besohet të ketë vrarë deri në 100 njerëz.

Stuhia ishte edhe më e pazakontë sepse ndodhi në dhjetor, kur moti më i ftohtë normalisht kufizon tornadot, tha Victor Gensini, një studiues i motit ekstrem në Northern Illinois University.

Zona më e prekur është Kentucky, ku presidenti Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Peshkopit spanjoll, i cili u martua me shkrimtaren e trillimeve erotike satanike, i ndalohet çdo aktivitet

Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë

Xavier Novell Goma, i cili u bë peshkopi më i ri i Spanjës kur u emërua në detyrë në moshën 41-vjeçare, është pezulluar pasi në fund të nëntorit u martua me shkrimtaren Silvia Caballol. Çdo klerik që tenton të martohet, qoftë edhe civilisht, është subjekt i pezullimit, u shkrua në deklaratën në të cilën u njoftua se ai nuk do të lejohet të kryejë asnjë nga rolet që lidhet me postin.

Novell dha dorëheqjen në gusht të këti viti, kur lidhja me autoren e librave si “Ferri i epshtit të Gabrielit” u bë publike. Shkrimtarja 38-vjeçare është psikologe e cila në faqen e shtëpisë botuese të librit përshkruhet si “autore dinamike dhe transgresive që la gjurmën e saj në botën sfiduese të letërsisë duke prishur zakonet tona morale dhe etike”.

Arabia Saudite hap festivalin ndërkombëtar të filmit, por kritikët thonë se diçka tjetër fshihet pas kësaj

Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë

Arabia Saudite hapi festivalin e parë ndërkombëtar të filmit, ndërkohë që qeveria akuzohet se po përdor kulturën për të fshehur të dhënat mbi të drejtat njeriut.

Festivali tërhoqi vëmendjen e yjeve ndërkombëtare si Hilary Swank, Clive Owen dhe Vincent Cassel. Arabia Saudite e konsideroi festivalin si një moment ndryshimi për një vend që lejoi kinematë vetëm katër vjet më parë. Por kritikët paralajmërojnë se autoritetet po e bëjnë këtë gjë për të shkëputur vëmendjen ndërkombëtare nga abuzimet me të drejtat e njeriut.

Dhjetëra mijëra protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Austri

Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, për të protestuar kundër vaksinave të Covid të detyrueshme dhe masave të cilat kërkojnë që njerëzit e pavaksinuar të mbyllen në shtëpi.

Policia tha se rreth 44,000 njerëz morën pjesë në protestën e të shtunës. Muajin e kaluar, Austria u bë vendi i parë i BE-së që tha se do t’i bënte të detyrueshme vaksinimet kundër Covid. Sipas masave të fundit, ata që nuk kanë marrë dozat e nevojshme do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Omicron mund të shkaktojë dhjetëra mijëra vdekje në Angli, thotë studimi

Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë

Varianti Omicron mund të shkaktojë dhjetëra mijëra vdekje në Angli deri në fund të prillit nëse nuk vendosen kufizime shtesë, sipas një studimi të ri.

Studiuesit thanë se varianti i ri, i cili pritet të jetë më i transmetueshëm, mund të shkaktojë 24,000 vdekje deri më 30 prill 2022 në skenarin më optimist dhe gati 75,000 vdekje në skenarin më pesimist.

Në të dy skenarët, ekipi vlerësoi se varianti Omicron do të ishte midis 10% më pak i transmetueshëm se varianti Delta deri në 35% më i transmetueshëm se Delta.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se rrjetet sociale janë “kërcënim për demokracinë”

Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë

“Rrjetet sociale, të cilat u përshkruan si simbol i lirisë kur u shfaqën për herë të parë, janë kthyer në një nga burimet kryesore të kërcënimit për demokracinë e sotme,” tha Erdogan.

Qeveria e Erdoganit po planifikon një legjislacion për të kriminalizuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe keqinformimeve në internet, por kritikët thonë se ndryshimet e propozuara do të forcojnë kufizimet në lirinë e fjalës, transmeton anabel.

Shumica e kompanive të mëdha mediatike të Turqisë janë nën kontrollin e qeverisë, duke i bërë rrjetet sociale një burim të rëndësishëm për zërat kundërshtues.