Lajmërohet Gërvalla pasi e shkarkoi konsullin në SHBA

Ministrja, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pasi e shkarkoi nga detyra Lulzim Krasniqin, Konsullin e Përgjithshëm në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili tha se ministrja e shkarkoi për qëllime urryese pasi i kishte kërkuar atij që ta heqte flaumrin e UÇK-së nga zyrja dhe ai nuk iu bind.

Por, Ministrja Gërvalla përmes një statusi në facebook tha se kanë premtuar meritokraci dhe profesionalizimin si kriter për punësim dhe asgjë më shumë e as më pak.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale. Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, tha tutje ajo.