LAJMI I FUNDIT: 2 të moshuar humbin jetën pasi banesa përfshihet nga flakët
Burrë dhe grua kanë humbur jetën nga një zjarr që përfshiu banesën e tyre në fshatin Borsh.
Policia bën me dije se zjarri ra në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë vdiq i moshuari dhe bashkëshortja e tij, me iniciale S. C.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

