Lajmi i fundit: Aksident i rëndë në Brezovicë, lëndohen gjashtë persona
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Brezovicë-Shtërpcë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë pranuar ndihmën mjekësore në Shtërpcë, janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”, tha Veseli per Demokracia.
Ai tha më tej se pesë persona prej tyre po trajtohen në Ferizaj, ndërsa njeri është dërguar në QKUK – Prishtinë.
Veseli tha po ashtu se njësia e Komunikacionit rrugor po e heton rastin!

