Lajmi i fundit: Arrestohen pesë persona, sekuestrohet një sasi e drogës

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, me datë 23.03.2022, në ora 18:17, në Prishtinë, pas disa veprimeve operativo-hetimore ka ndërmarrë një operacion taktik të koduar me emrin ‘’MARSI‘’ ku është arrit të ndalohen katër (4) persona të dyshuar të cilët ishin duke shkëmbyer substancën narkotike të dyshuar e llojit marihuanë me peshë 114 gram.

Substanca është gjetur tek i dyshuari me iniciale A.H. ndërsa tre personat tjerë dyshohet se kishin qellim blerjen e substancës.

Gjithashtu është kryer kontrollimi i banesës së të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg 158 gr. substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë dhe 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i banesës se dytë ku është gjetur dhe konfiskuar 240 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar-sekuestruar:

• Substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë gjithsej: 2 kg 512 gr.
• Substancë e dyshuar narkotike të llojit Kokainë 1 gr.
• Dy (2) peshore digjitale.
• Katër (4) telefona celular.
• Gjashtëqind e shtatëdhjetë (670) euro.

Lidhur me rastin, me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar edhe kontrollimi i një shtëpie në Gjilan, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim mbi ndalimin e personave, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, dhe rasti vazhdon të hetohet nga sektori qendror i antidrogës së Policisë së Kosovës.

Një orë më vonë hetuesit e antidrogës në një rast tjetër po ashtu në Prishtinë kanë arrit ta arrestojnë edhe një person tjetër të dyshuar (K.A.) për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe të konfiskohen dëshmi relevante për rastin, thuhet në njoftimin e policisë.