Lajmi i fundit: Arrestohet ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
Është arrestuar në Romë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe ishte në kërkim ndërkombëtar që prej datës 8 tetor.
Ai kishte apeluar disa herë vendimin, me pretendimin se sëmundja e rëndë që kishte mund të përkeqësohej në rast të izolimit, por apelet e tij nuk janë marrë parasysh nga Gjykata.

