Lajmi i fundit: Arrihet marrëveshja për targat në Bruksel
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka njoftuar se pas orëve të gjata të negociatave ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, është arritur një marrëveshje në Bruskel.
Borrell, nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se sipas marrëveshjes së arritur sonte, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërkaq Kosova do të pushojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave.
“Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndalojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave”, ka shkruar Borrell, raporton Gazeta Express.
Borrell i ka ftuar dy palët që ditëve në vazhdim të diskutojnë mbi hapat e radhës.
Ai e ka falënderuar edhe emisarin Miroslav Lajçak dhe palët, siç ka shkruar ai, për “punën e madhe”.

