Lajmi i fundit: Lëndohen dy persona në një aksident afër liqenit të Badocit

Dy persona janë lënduar në një vetaksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë -Gjilan, te liqeni i Badovcit, ku një kombi me tabela 06 (Gjilan) ka dalë nga rruga.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tregoi Ahmeti.