Lajmi i fundit: Një i vrarë në Gjilan, një tjetër i plagosur
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sonte në Gjilan. Rasti ka ndodhur në lagjen Arbëria dhe dyshohet se aktit të rëndë i ka paraprirë një përleshje.
Lajmin e ka konfirmuar për media z/komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.
“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, ka thënë Azizi.
Sipas tij, viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re.

