LAJMI I FUNDIT: Plagoset me armë zjarri një person

Policia njofton se një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Veternik në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Lagjja Veternik, Prishtinë, 03.05.2022 – 05:45. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.