Lajmi i fundit: Vdes e reja nga Vushtrria, ishte shtatzënë
Koronavirusi i mori jetën edhe një të reja nga Vushtria. Një shtatzënë 28-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur pas infektimit me COVID-19 dhe mësohet se bëhet fjalë për grimeren Liberta Selaci.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët. Ata kanë njoftuar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.

