LAJMI I FUNDIT: Vdesin brenda natës 3 pacientë në Spitalin e Gjilanit
Gjilani ka përjetuar edhe një natë të rëndë në aspektin shëndetësor, duke e zbardhur ditën e sotme me tri viktima tjera, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Mediafokus merr vesh nga burimet e veta se në spitalin e këtushëm tre persona e kanë humbur betejën me virusin Covid-19, prej tyre një burrë i moshës 79-vjeçare dhe dy gra të moshës 80, përkatësisht 86-vjeçare.
Ndryshe, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili, në një prononcim për Mediafokus.info, është shprehur të jetë i brengosur me gjendjen në këtë institucion shëndetësor, si pasojë e rritjes së numrit të rasteve në hospitalizim, në javën e fundit. /Mediafokus.info/

