LAJMI I FUNDIT: Vetura godet këmbësorin në ‘zebra’ në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një veturë e ka goditur një këmbësor, raporton Mediafokus.info.

Sipas një lexuesi të Mediafokus.info, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur tek semaforët në Fushë Kosovë dhe personi që u godit me veturë ka qenë duke kaluar në vija të këmbësorëve.

Në vendin e ngjarje ka dal Policia dhe ambulanca dhe ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore.

Mediafokus.info do t’ju informoj në vazhdimësi për rrjedhat e kësaj ngjarjeje të rëndë./Mediafokus.info/