Lajmi i fundit: Vitia konfirmon se mësimi ndërpritet deri më 27 mars
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se mësimi do të ndërpritet në shkollat publike dhe private nga nesër e deri më 27 mars, për shkak të rrezikut të përhapjes së Coronavirusit.
“Ndërpritet procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë sektorin publik dhe privat…”, ka thënë Vitia, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, që po mbahet në këtë moment.
Mediafokus.info ka raportuar të martën se ka qenë rekomandim i Këshillit të Sigurisë Shtetërore që mësimi të ndërpritet nga dita e sotme, por duket se kjo u neglizhua nga MASHT-i dhe ISHKP./Mediafokus.info/

