LAJMI I FUNDIT: Vritet kameramani i një tjetër medie amerikane në Ukrainë

Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski, është vrarë teksa raportonte jashtë Kievit në Ukrainë.

Zakrzewski u vra dhe kolegu i tij, Benjamin Hall, u plagos kur automjeti i tyre u godit nga plumbat në hyrje të Horenka, rreth 20 km në veriperëndim të kryeqytetit, Kiev, thotë CEO e Fox News, Suzanne Scott.

“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox Neës nga Iraku në Afganistan e deri në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne,” thotë ajo, transmeton lajmi.net.

“Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”.

Hall, një korrespondent britanik 39-vjeçar, është ende duke u trajtuar në spital pas incidentit