LAJMI I FUNDIT: Vritet komandanti i ushtrisë ruse në betejë
Një komandant i lartë i ushtrisë ruse raportohet se është vrarë gjatë luftimeve në qytetin Kharkiv të Ukrainës.
Sipas shërbimit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendës komandant i parë i Ushtrisë së 41-të të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, shkruan BBC.
Inteligjenca ukrainase thotë se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri. Ai mori një medalje “për kthimin e Krimesë”.
Zyrtarët ukrainas postuan në Twitter një foto në të cilën thanë se ishte Gerasimov, me fjalën “Likuiduar” me shkronja të kuqe në fund.

