Lajmi për vdekjen e Drinit e ka pikëlluar nënkryetarin Ismajli

Vdekja e të riut nga Gjilani e ka pikëlluar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli, i cili ka thënë se kjo është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë.

‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes së hershme të Dren Ukshinit, të riut nga Gjilani, i cili na la përherë të pikëlluar dhe me zemra të thyera. Dreni, përveq modestisë së tij prej një djali pasionant për jetën, librat, familjen e shoqërinë, ai ishte i dashuruar si tifoz i zjarrtë i Klubit Futbollistik Drita, ku me këtë rast ka lënë të pikëlluar edhe mijëra anëtarë bardhekaltër.

Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, rrethin dhe, të gjithë qytetin tonë. Lutjet shkojnë për shpirtin e Drenit që të prehet në paqe dhe për familjen e tij, që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!

Ngushellimet më të sinqerta për familjen Ukshini, për Intelektualët, rrethin e mbarë shoqërinë! Zoti e shpërbleftë me më të mirat e tij’, ka shkruar Ismajli.