Lakorja e koronavirusit: Filloi me 19 raste në mars, arriti në 1180 në nëntor

Koronavirusi ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga muaji në muaj, që prej marsit, kur u konfirmuan rastet e para e deri tani, kur ka kaluar nivelin treshifror brenda në nëntor.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës ka prezantuar një grafikon të lëvizjeve dhe përhapjes së virusit nga muaji mars e deri në nëntor, ku shihet se vetën në shtator ka pasur rënie.

“Shifrat tregojnë që situata pandemike ka shënuar rritje të rasteve me COVID-19 nga muaji në muaj, përjashtuar muajin shtator që kemi një ulje të rasteve, por trendi ka shkuar duke u rritur muajve në vijim.

Gjendja aktuale sipas muajve është si në vijim: mars: 19 raste, prill: 36 raste, maj: 32 raste, qershor: 99 raste, korrik: 301 raste, gusht: 366 raste, shtator: 172 raste, tetor: 454 raste, dhe nëntor: 1180 raste.

Ndërkohë që, mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen dhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal. Po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë, që Spitali Rajonal i Gjilanit në mënyrë emergjente të furnizohet me oksigjen, pasi që është jetike për tejkalim të situatës.

Gjithashtu, duhet që urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë, t’i furnizojë QKMF-të me sasi më të madhe të vaksinave të gripit sezonal, duke sjellur sasinë e dytë të nevojshme, sepse kërkesa për të është shumë e madhe nga qytetarët tanë.”/Mediafokus.info