Lama: Albin, një ateist nuk mund të “persiatet” nga ramazani

Alma Lama, ish-ambasadorja e Kosovës në Itali ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për iftarin e mbrëmshëm të shtruar nga presidentja, Vjosa Osmani për Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Lama përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë se “një ateist nuk mund të “persiatet” as nga ramazani, as nga pashkët”.

“Albin, nje ateist nuk mund te “persiatet” as nga ramazani, as nga pashket, as nga ndonje feste tjeter fetare. Nga eksperienca flas. Respektojini hoxhallaret, ju si krere te shtetit, qofte dhe me darka, por te pakten kerkoni prej tyre qe mos t’i shveshin shqiptaret nga identiteti kombetar. Se pastaj nuk i duhemi askujt…”, ka shkruar Lama.

Tutje ish-ambasadorja po ashtu për presidenten Osmani ka thënë se ajo është dashtë të ftonte edhe krerët e feve tjera.“Per presidenten qe ka shtruar kete darke po i them se do te kishte kuptim nese do kish ftuar edhe krere te feve te tjera per te percjelle mesazhin e harmonise fetare. Ne fund: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”, ka përfudnuar Lama.