“Lamtumirë babë, njeri me zemër të madhe”, djali i Rasim Thaçit i kushton fjalët prekëse

Sot ka vdekur aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi i njohur për publikun si Cima, i cili po trajtohej ditëve të fundit nga COVID-19.

Djali i tij, Artan Thaçi, ka postuar në rrjete sociale duke i dhënë lamtumirën babait të tij përmes një shkrimi prekës në Instagram.

“Lamtumirë babë, njeri me zemër të madhe”, shkruan djali i Cimës përkrah fotografisë së publikuar.