Lamtumirë Idriz!
Shefik Surdulli
(Dedikim për Idriz M. Bajraliun)
Dheu i Kosovës, i vendlindjes së tij në Verbicë, sot po e pret ta marr përgjithmonë në gjiun e saj, bashkatdhetarin tonë të mirë, Idriz Murat Bajraliu (1972 – 2022).
Idrizi ishte një fqinj i mirë, shok i dashur dhe i shoqëruar me të gjitha moshat.
Fushën e gjërë e të bukur te shkolla e fshatit, e kishte pikëtakim me shokët, pothuajse çdo ditë të lume, ku gumëzhonte jeta rinore sportive në fshat.
Kishte një temperament prej të riu të vrullshëm që donte ta jetojë jetën e vet pa brenga si të gjithë bashkëmoshatarët.
Mirëpo, Idrizi këtë nuk po mund ta arrinte si të tjerët.
Sëmundja e veshkëve, dita ditës po e zverdhte nurin e tij, për ta detyruar atë ta braktisë atdheun mu në prag të luftës.
Shpëtimin e gjenë në Gjermani, ku shërohet duke filluar një jetë të re e të mbarë, pastaj edhe me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Pas luftës, Idrizi do ta vizitonte shpesh vendlindjen, i shëndoshë e rikthyer mirë, por malli për vendlindjen e shokët, shihej në fytyrën e humorin e tij.
Në këtë janar të acart, larg familljes, shokëve e vendlindjes, Idrizi mbylli sytë përgjithmonë.
Po e presim sot, t’ia japim lamtumirën e fundit, të prehet i qetë në prehrin e tokës së Kosovës, të Verbicës, aty në ledinë, pranë fushës së futbollët ku kaloi jetën më të mirë me shokë.
Lamtumirë Idriz!

