Lamtumirë nanë!

(Dëshmorit Alban Ajeti)

Sot librat, indexin mbylla në vitrinë

dhe shkrimet t’ndara për çdo stinë!

Shokëve në fakultet u thashë po ik te nana,

se ajo ka do halle t’mëdhaja.

Lamtumirë Tetova e dashur

ju bjeshkë të Sharrit me dëborë

Ëndërr kisha t’u prek me dorë.

Po ik nga këtu për t’u kthyer prapë

S’munda t’u lë të mbytur në gjak.

Sa me mall më priti nana

Se kishte parë do ëndrra t’randa.

Babës i tregova hallin

se shumë shokë kishin marrë malin.

Mezi prita të zbardhë agimi

T’i përgjigjem atdhe kushtrimit

T’i takoj shokët në male

Në beteja çlirmtare.

Në derë të votrës qafova fortë nanën

Më uroj për dasmë t’madhe

Rruga mbarë me faqe të bardhë

Të ka nana veç një çlirimtar

Në male tona thirrej kushtrimi

Shumë djem e vjaza bënin betimin.

Bashkë me burra e me gra

shtënguam radhët sa më ska.

Në flakë të luftës shoh trimërinë

Pashë lulekuqet e lirinë.

Lamtumirë e shtrenjta ime

S’mund të kthem pa lavdinë.

Unë po ik në amshim

Se spaska më mirë se të vdesësh në qëllim.

Sabedin Sherif

Qershor  2024, Hanau