Largimi nga puna i mjekëve specializantë i detyron ata ta braktisin vendin

Vendimi për largimin nga puna të të gjithë mjekëve specializantë të punësuar në sektorin e shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Mes tyre, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se ky vendim vjen fill pas zgjedhjeve parlamentare.

Këtë vendim, Shehu e quan diskriminues e sipas tij, do i detyrojë këta mjekë e infermierë të rinj që të largohen nga vendi.

“Kjo ndodh ne nje kohe kur duhej bere krejt e kunderta”, ka thënë Shehu.

Ne Shqiperi numri i mjekeve po ulet nen 1 per 1000 banore, kur mesatarja europiane eshte 4,5 per te mos permendur ketu specialistet dhe specialitetet.