Latifi: Dhurata më e mirë nga mërgimtarët është që ata të vijnë e të kthehen shëndoshë
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme që vaksinimi i popullatës të jetë sa më masiv dhe që sistemi shëndetësor të jetë i gatshëm për çdo krizë të mundshme.
Ndryshe, deri më tash në Kosovë kanë vdekur tre mijë persona nga Covid-19 andaj është e rëndësishme marrja e masave.
Sipas tij, e vetmja mundësi për mbrojtje kundër Covidit është vaksinimi me dozën e tretë.
Sa iu përket mërgimtarëve, ai thotë se ata duhet të vijnë të vaksinuar dhe pa Covid-19, raporton EO.
“Dhurata më e mirë që na sjellin diaspora është të vijnë shëndoshë dhe të kthehen mbrapa shëndoshë. Këtë e bëjnë vetëm nëse janë të vaksinuar dhe nëse respektohen masat”.
Mes tjerash, ai shtoi se nëse qytetarët janë të pakujdesshëm dhe nuk vaksinohen atëherë ekziston rreziku që të mbyllet vendi.

