Latifi: Duda Balje është analfabete, avokatja e fton Duda Baljen që ta paditë për fyerje

Profesori Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deputetja Duda Balje është “analfabete”. Për këto fjalë, avokatja Nora Huseinovic Veliu e ka ftuar deputeten që të shkojë në zyrën e saj e ta paditë Latifin.

“Një deputete e caktume që për mendimin tim mundohet të përfitojë. Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Dua Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi.

Avokatja i ka ndërhyrë Latifit dhe e ka ftuar Baljen që të paditë atë.

“E ftoj Duda Baljen të vijë në zyrën time dhe të ju padisë për fyerje”, shtoi ajo.