Latifi i reagon aktorit Dardan Gashi: I padijshëm, më ka përfshirë në situatë që s’kam lidhje- shkel mbi vlerat e babait të tij
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar pasi që aktori Dardan Gashi, e ka përmendur në një postim të tijin në Facebook. Latifi ka thënë se, Gashi e ka përfshirë atë në një situatë me të cilën profesori i filozofisë s’ka asnjë lidhje, duke e cilësuar aktorin Gashi si ‘’të padijshëm’’.
Postimi:
Ademi vdiq papritur në janarin e vitit 2024 dhe unë isha në mesin e atyre që u prekën thellë nga humbja e tij.
Dje, i biri, përmes një shkrimi, kishte përfshirë emrin tim në një situatë me të cilën nuk kam asnjë lidhje. Madje kishte shkuar deri aty sa të linte të kuptohej se disa kërcënime që kishte bërë më adresoheshin tërthorazi edhe mua. E kuptoj se ky pseudoaktor, dhe gjithsesi i padijshëm, këtë e ka bërë ngaqë prej kohësh është infektuar me ideologjinë vahabiste, duke e tradhtuar hapur kredon kulturore për të cilën jetoi dhe shkroi babai i tij, Adem Gashi.
Rëndësi ka fakti i dhimbshëm se si sot bijtë po shkelin mbi vlerat e baballarëve të tyre, për të cilat ata derdhën mundin dhe gjakun. Fatkeqësisht, poeti ynë dhe ish-miku im Adem Gashi është në mesin e këtyre baballarëve.
VARRI I PJETËR BOGDANIT
e zhbënë
po ai u bë gjithëprani
në tokë në qiell në ajër
Ai është tek unë te ti tek ai
“veshun me diell mbathun me hanë”
si ai zogu që ribëhet gjithnjë.
Kjo poezi flet më së miri se, në polemikën e moçme midis kombëtarëve e zuzarëve, Adem Gashi deri në vdekje mbajti anën e kombëtarëve. Por, siç thotë një shprehje e vjetër shqiptare: Shpesh nga Skënderi del beteri!

