Latifi: Kurti e ka një këshilltar që ka qenë kundër intervenimit të NATO’s

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, folozofi Blerimi Latifi, duke komentuar deklaratën e Shkëlzen Gashit, ka thënë se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e këshillon edhe një person që ka qenë kundër ndërhyrjes së NATO’s, transmeton Mediafokus.info.

Por, ai nuk e ka përmendur me emër se kush është ai.

“Një këshilltar në zyën e Albin Kurtit ka marrë pjesë në demonstratat kundër ndërhyrjes së NATOS. Ka qenë në rreshtin e parë të këtyre demostratave të organizuara nga Partia Komuniste e Kurdistanit”, ka thënë Latifi për T7./Mediafokus.info/