Laudatio për Jeta Statovcin!

Halil Matoshi

1.
Gratë janë guximtare!
Gratë janë shpi-mbajtëse!
Ekonomiste, solidare dhe atdhetare.

Jeta Statovci i tha Stop autoritarizmit!
Dhe u dha shembull deputetëve të shumicës, që po sillen me dashakeqësi e hakmarrje tue u tregu të paguximshëm e tē vegjël në shpirt!

2.
Kam pasë mendim të keq për deputetin Haxhi Avdyli.

Ai më ka sha në komente pa i pasë asnji hak.

Por, në krahasim me deputetët e VV (kam pasë uzdajë tek disa në VV ma të ditun e qytetarë të edukumë mirë, por po i varrosë të gjallë opurtunizmi) po më duhet me e pranu se po dëshmon jo vetëm guxim qytetar por edhe po dëshmon se ka mendim!

3.
Qytetarët presin Presidenten Vjosa Osmani me e thânë nji fjalë goje: A po e shtynë vendin Qeveria në trazira!???

P.S.

Haxhi Avdylin e nxiti reagimi patriotik i Jeta Statovcit.

Dmth. i ka mbetë hala njerzillëk.