“Lavdi ju qoftë marria” – Lutfi Haziri reagon ashpër pas hajnisë së votave në Prizren
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve në Prizren, ku plot deputetëve u janë shtuar qindar mijëra vota, ndërkaq të tjerëve u janë hequr.
“Lavdi ju qoftë marria”, ka thënë Haziri, i cili u ka bërë thirrje organeve të shtetit që ta zbardhin deri në fund këtë rast.
Postimi i plotë:
Aty ku gara bëhet kush qeverisë më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet. Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit. Lavdi ju qoftë marria!

