LDK: Diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet aset i rëndësishëm për Kosovën
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka vlerësuar lart kontributin e diasporës shqiptare, duke thënë se ka qenë dhe mbetet aset i rëndësishëm për Kosovën.
“Gjatë takimit me Degën e LDK-së në Zvicër u diskutua edhe për regjistrimin e mërgatës për votim, prandaj rikthimi jonë është i pandalshëm!”, thuhet në njoftimin e LDK’së/
Postimi i plotë i LDK-së:
Diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet aset i rëndësishëm për Kosovën jo vetëm në aspektin financiar por edhe atdhetar e shtet-ndërtues.
Mërgata jonë e ka dëshmuar veten në kohërat më të vështira, para, gjatë dhe pasluftës në ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë për shtetin e Kosovës.
Ne dhe mërgata jemi i njëjti trup me degë të shpërndara, jemi nga i njëjti trung dhe i njëjti gjak, andaj ata asnjëherë nuk janë pjesë e ndashme nga Kosova, janë pjesë përbërëse e familjes sonë të madhe, LDK-së.
Gjatë takimit me Degën e LDK-së në Zvicër u diskutua edhe për regjistrimin e mërgatës për votim, prandaj rikthimi jonë është i pandalshëm!
Pushime të këndshme në tokën tuaj, bashkatdhetarë!

