LDK e pavendosur: Edhe mund ta vazhdojmë qeverisjen, nëse Kurti e kthen Veliun dhe e heq taksën

LDK duket e pavendosur për ta quar deri në fund mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, ku bën pjesë edhe vetë.

Disa zëra kundër brenda dhe disa reagime nga jashtë, duket se e kanë bërë LDK-në ta rimendojë çështjen e mocionit.

Shenja për këtë ka dhënë Imri Ahmeti, nënkryetar i LDK-së, i cili në Interaktiv ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka edhe pak kohë që të reflektojë.

Sipas tij, kërkesat e LDK-së janë të qarta, heqja e menjëhershme e taksës dhe kthimi i Agim Veliut në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tij kjo që po ndodh është në dëm të zhvillimeve dhe dëm të shoqërisë në përgjithësi.

Përndryshe, Ahmeti pret që mocionit të mosbesimit t’i bashkohet e gjithë opozita. LDK e ka vështirë të rri në qeverisje pa Agim Veliun.

Kurti nuk ka dhënë shenja të pendesës deri tani për shkarkimin e Veliut.

Dihet se deri tani, në favor të votimit për prishjen e koalicionit janë deklaruar AAK e NISMA, por PDK ka heshtur.

E gjithë filloi pas dekretit të presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëakonshme, të cilin qeveria e kundështoi, ndërsa ministri i Brendshëm deklaroi në favor të propopzimit të kreut të shtetit.

E vetë kreu i Shtetit, Hashim Thaçi duket sikur po tërhiqet në heshtje nga dekreti i tij. /mediafokus.info