LDK e quan administrator Alban Hysenin, thotë se po po i ‘rehaton’ shokët në punë

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, me vëmendje ka përcjellur konkurset në QKMF tash e 3 herë radhazi. Nga konkursi në konkurs, super skandale kanë përcjellur përzgjedhjen e të “preferuarve” të pushtetit komunal.

Përvec nepotizmit tipik, ku punësohet “shokët e ngushtë”, “gratë” e drejtorave dhe “militantët” partiakë, tani kemi edhe shkelje drastike të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Absurditeti i këtij konkursi është se testi me shkrim ka qenë pa pikë të përcaktuara, pra, kandidatët gjatë testimit nuk e kanë ditur se me sa pikë vlerësohet një pyetje. Kjo paraqet shkeljen e Nenit 10, Pika 2 të Udhëzimit Administrstiv (MPMS) Nr.07/2017, ku kërkohet që çdo pyetje duhet të përmbajë pikët e caktuara. Me këtë mendësi ata kanë lejuar edhe “lojën” me pikë për të favorizuar kandidatët e tyre të preferuar. Në listën preliminare, kandidatja me 79 pikë, që u rangua e pesta, në listën përfundimtare doli e dyta me 89 pikë. Ndoshta sepse komisioni gaboi, apo ndoshta sepse ishte gruaja e Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport.

Shkelja tjetër e bërë në këtë konkurs është edhe vonesa e publikimit të listës definitive. Neni 11, Pika 9, përcakton se Komisioni Përzgjedhës, pas përfundimit të intervistës me procesverbal përpilon brenda tri ( 3) ditësh listën definitive. Lista definitive është publikuar 6 ditë pas testit me gojë të kandidatëve.

Këtij administrimi komunal  po i vie era myk në shëndetësi!

I bëjmë thirrje organeve kompetente të shtetit tonë që ta hetojnë këtë skandal!

Ky konkurs duhet të anulohet!, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së.