LDK-ja zyrtarizon 10 kandidatura për kryetarë komunash
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot, ka zyrtarizuar 10 kandidatura për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Përveç këtyre kandidaturave, kryesia e LDK-së ka marrë vendim edhe për formimin e shtabeve zgjedhore të degëve.
Kryesia e LDK-së vendosi që:
– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;
– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;
– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;
– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;
– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;
– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;
– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;
– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;
– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;
– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

