LDK konfirmon kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të LDK-së
Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së të nënkryetarit të kësaj partie, Lutfi Haziri, në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit, raporton Mediafokus.info.
LDK ka konfirmuar se interesimin për kandidaturë e ka paraqitur edhe anëtari i kryesisë, Lumir Abdixhiku.
Komunikata e plotë:
Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rradhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së.
Në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së.
Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
Në mbledhje gjithashtu u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.

