LDK në Gjilan ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme.
Dje dhe sot kanë përfunduar 4 nga 44 nëndegët e LDK-së në Gjilan, përkatësisht në Livoçi i Ulët, Nëndega 2/2, Lagjja VIII dhe Nëndega 2/1 me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjtë e të rejat, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Kuvendet zgjedhore të nëndegëve filluan sot dhe sipas agjendës do të përfundojnë më 30 Qershor 2023.
Në proceset zgjedhore do të përfshihen 44 nëndegë, me një pjesëmarrje të afër 3000 delegatëve.
Apelojmë për pjesëmarrje në zgjedhje e vendimmarrje në të gjitha nëndegët dhe gjatë gjithë muajit të zgjedhim me LDK.
LDK vazhdon rrugëtimin e saj, potencialisht si vlerë politike dhe demokratike!
Takimin e ka nderuar me prezencë dhe adresim para të pranishmëve kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
