LDK para sfidës historike
Shkruan: Ali Bajrami
U munduan ta rrënojnë dhe denigrojnë shumë forca nga jashtë dhe nuk mundën.
E përdhosën dhe denigruan forca te ardhura nga brenda.
Forca që u munduan të përfitojnë për interesa personale dhe djallëzore. LDK prapë pa e konsideruar dëmin, vendosi pastrimin.
Tash para sfidës së fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme e për zgjidhje historike te evoluimit të mëtejmë ,e vendosur qe te gjej zgjedhjen e duhur.
Elektorati i hutuar nga forca destruktive, brenda për brenda dhe nga jashtë prej mediave të shitura dhe eksponentëve të interesave të ngushta, është vëne në pozitë të vështirë të vendos për Liderin e ri .
E provuam me ekspertë, apo të ashtuquajtur teknokratë, nuk ia vlejti.
I anashkaluam kuadrotë brenda përmbrenda dhe gabuam.
Tani të gjithe në unison nga jashtë të organizuar si ta marrin kështjellën nga brenda. Rugovistët e hutuar nuk gjejnë zgjidhje për të vepruar.
Me tepër merren me fjaleë dhe deklarimet e personave te padëshmuar, se sa që merren me veprimtarinë e dëshmuar të bijve te saj.
RIINVEST djallëzisht e inkorporuar në LDK, tani po aq djallzëisht po mundohet ta marr fronin dhe vazhdimin e agonisë.
Rugovistët me tërë qenien te angazhuar per EVOLUIM të LDK dhe vazhdim të një rruge që ende nuk është në përfundim.
Kandidatë përplotë, m’u si hienat që të kapin gjahun e gatshëm, gjegjësisht të ushqehen në coftinat.
Dhe, a thua Rugovistët në këtë ditë e datë historike do të dinë të bëjne zgjedhjen:
A deshirojnë Klub teknokratësh në projekte afatshkurta e në interes të grupeve të caktuara, apo dëshirojnë të vazhdojnë me Levizje Kombëtare që EVOLUON në vazhdimëi e në krye me pinjollin e Rugovës që aq shumë e deshi dhe i besoi, Lutfi Haziri.
LDK reflekto, mos e përsërit gabimin e njëjtë.


 
 
						 
						