LDK përmes poezisë së Fan Nolit

Qëndresa Shala

Një ditë më parë u zgjodh kryetari i ri, edhe në moshë, por edhe në politikë. Unë boll e re kamë ardhë në LDK, tani gati 10 vite, por kryetari ri edhe me vonë, bile tri herë më vonë se unë.

Kënd kush e votoi, kënd kush e tradhëtoi, e kush abstenoi, nuk është vështirë t’i bihet në fije. Më me hallall ata që fletëvotimin e bënë të pavlevfshëm, se sa ata që para dite thanë po, e te kutia thanë jo.

Disa prej tyre, si ky varg i poezisë së Fan Nolit:
Një mexhlis të math na çeli
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas të vjeli.”

E dikujt ju përshtat edhe më shumë ky vargu tjeter:
“Fyt’ i Floqit po pëllet
Top’ i Krosit po kërcet:
Ç’është ky sheqer-kësmet?
Hallvaxhin’ e pamë mbret!”

Ata që fituan e festuan, urime me këto vargje:
“Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.”

Ata që nuk uruan edhe që ishin bashkëpunëtorë, por nuk e bënë zemrën gur, nja dy fjalë:
“Dhe Feridi faqe ndron,
Die shante, sot lëvdon
Fryn bulçit’ e trumbeton,
Që Katrani zbardhëllon.

E ju që ankoheshin, a u rahtuat tash, a jeni komodë:
“Ç’ka sepse i vjetri qe
Madhështor sa një deve
Dhe ky s’bën as për meze!
Rroftë sa jep ylefe.”

E në fund tash, Lumri duhet me i ba bashkë, jo me i nda, sepse mund të jeni doktor shkence, e të mos e njihni politikën, sado që disa janë në Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj.

Edhe tash, grahni punës ju 190, që e votuat Lumirin, ju 115 që e votuat Lutën, edhe 15 Besianin, bëhuni bashkë dhe punoni për një LDK të fortë!

E, për ju që keni apstenuar, po të isha në vend të Lumirit, do t’ju thirrja që të jeni në ekipin tim, sepse ju keni qenë të pandikuar dhe nuk do të tradhëtonit.

Ju priftë e mbara e mirëmbetëshi!