LDK: Pushteti po i ndëshkon komunat që nuk i qeverisë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shprehur kritika ndaj Qeverisës së Albin Kurtit që përmes buxhetit të vitit 2023 ka ndëshkuar komunat të cilat nuk i qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje qeverisë në katër komuna, Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.
Referuar raporteve të Institutit GAP, Xhafer Tahiri i LDK-së thotë se 52 për qind e buxhetit për projekte kapitale do të shkojë në tri komuna të cilat i qeverisë pushteti.
“Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë”, thuhet në videon e publikuar nga LDK-ja.
Edhe partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për qasje selektive në raport me komunat

