LDK: Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor për Energji, fshehje e të vërtetës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me refuzimin e krijimit të Komisionit Hetimor per energji, duke e cilësuar si fshehje e të vërtetës nga ana e partisë në pushtet.

Reagimi i plotë:

Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.

Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete.