LDK’ja paralajmëron rrëzimin e qeverisë

Zëvdënkryeministri i parë, i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, ia ka bërë me dije Kryeministrit Kurti që të dëgjojë Amerikës, ose prishet koalicioni dhe bie qeveria, shkruan Gazeta Metro.

Hoti ka thënë se LDK’ja nuk do të lejojë getoizimin e Kosovës, sepse sipas tij kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën e ndërkombëtare të Kosovës.

“Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti në Twiter.
Ky është reagimi i tij i plotë:

“Kjo nuk është gjë e re. I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme. Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE. Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim. Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare./gazetametro.net