Lea Bajrami do të pushojë përjetësisht në Austri, atje do t`i jepet lamtumira e fundit
Lea Bajrami do të varroset në Austri, ku pritet të bëhet një ceremoni organizimi nga shteti i atjeshëm.
Albinfo.at mëson se numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë qenë rregullisht për vizita, ngushëllime në famijen Bajrami në Graz.
Disa nga familjarët e familjes Bajrami kanë udhëtuar nga Kosova për në Graz për të qenë afër me prindërit dhe antëtarët tjerë të familjes.
Ndërkohë, disa bashkëatdhetarë nga komuniteti shqiptar në Steiermark të cilët kishin vizituar familjen Bajrami për ngushëllime, kanë thënë për albinfo se dhimbja që i ka kapluar familjen Bajrami, është shumë e madhe.
Dita e ndarjes me Lea Bajrami nuk është caktuar ende.

