Legjenda dhe të vërteta për Terakun e Zhegocit
Sabedin Sherifi
Në zemër të fshatit Zhegoc, në kohën e Perandorisë Osmane, jetonte një krijesë e rrallë dhe e jashtëzakonshme – Teraku i Zhegocit, një ka aq i madh dhe i fuqishëm, sa u kthye në legjendë për banorët e anës së Gallapit dhe më gjerë.
Teraku nuk ishte një kafshë e zakonshme. Me trupin e tij të frikshëm dhe brirët e gjatë, ai shkaktonte tmerr vetëm me pamje.
Teraku zbriste shpesh në Rrafshin e Kosovës, ku hynte lirshëm në oborre, thyente hambarët e misrit dhe hante deri sa të ngopej.
Askush nuk kishte guximin t’i dilte përballë – jo vetëm për shkak të madhësisë së tij, por sepse rrezatonte një prani të frikshme që të paralizonte nga frika.
Thuhet se vetë fotografia apo përshkrimi i tij u dërgua në Stamboll, tek Sulltani Osman i asaj kohe, si dëshmi e një krijese të pazakontë që sfidonte gjithçka.
Asnjë kodër nuk e mban emrin e tij, por kujtimi për të është ngulitur thellë në kujtesën popullore.
Teraku i Zhegocit mbeti përjetësisht në legjendë – një simbol i fuqisë, frikës dhe misterit të kohëve të kaluara./Mediafokus

